Euromiti është kompani vendore në Kosovë që operon një rrjet të organizuar pikash shërbimi, duke bashkuar karburante cilësore, restaurant, mini market, autolarje dhe shërbime të tjera praktike në një vend të vetëm. Qëllimi ynë është t’u ofrojmë klientëve një ndalesë të kompletuar, ku furnizimi, ushqimi, blerjet e shpejta dhe kujdesi për automjetin bëhen me lehtësi, siguri dhe standard profesional.
Me lokacione në Prishtinë, Ferizaj dhe Gjilan, Euromiti është i pozicionuar pranë klientëve lokalë dhe udhëtarëve që kërkojnë shërbim të shpejtë, korrekt dhe të besueshëm gjatë rrugës. Në çdo pikë tonën kujdesemi për ambiente të pastra, të ndriçuara dhe të sigurta, staf mikpritës, produkte të përzgjedhura dhe një përvojë komode për çdo vizitë.
Për ne, Euromiti nuk është vetëm vend për furnizim me karburant, por një hapësirë ku klientët mund të pushojnë, të shijojnë ushqim cilësor, të blejnë produktet e nevojshme dhe të marrin kujdes për automjetin e tyre. Përkushtimi ynë mbetet i njëjtë në çdo shërbim: cilësi, korrektësi, pastërti dhe respekt ndaj klientit.